Tre ushqime që luftojnë depresionin dhe ankthin

schedule12:07 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 12:07 - 22 Dhjetor, 2020

Shpeshherë ne përjetojmë situata stresuese dhe ankthi që shkaktojnë trishtim. Është një fenomen i zakonshëm në fakt, të konsumosh sasi më të mëdha ushqimi në përgjigje të kësaj situate.

Ky është ushqimi i ashtuquajtur “emocional” i cili ofron vetëm një ndjenjë të përkohshme lehtësimi por në realitet mund të ketë një efekt negativ në ekuilibrin tonë mendor. Megjithatë, ka disa ushqime që veprojnë vetvetiu si ilaç kundër depresionit.

Arra

Arrat sjellin një sërë përfitimesh për trupin, mes të cilave ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë. Përmbajnë melatonin, e cila duket se rrit përqendrimet e këtij hormoni në gjak.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është provuar shkencërisht se ndikon në nivelet e serotoninës në tru, të cilat janë përgjegjëse për disponimin tonë të mirë. Dy filxhanë çaj jeshil në ditë janë ideale!

Avokado

Ky frut përmban luteinë, β-karotinë, vitaminë E dhe acid folik dhe mbron trupin tonë nga stresi. Përveç kësaj, është i pasur me yndyrna, dmth yndyrna të dobishme të monosaturuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!