Tre trendet e 2020-ës sipas Anna Wintour

schedule15:28 - 4 Janar, 2020

schedule 15:28 - 4 Janar, 2020

Siç mund ta keni dëgjuar, çfarëdo të thotë Anna Wintour rreth modës, kthehet automatikisht në të vërtet absolute. Gjatë rubrikës së Vogue, “Go Ask Anna”, ajo u pyet se cilat do të jenë trendet më të mëdha të aksesorëve këtë dekadë të re.

Ndonëse vetë kryeredaktorja e Vogue nuk eksperimenton shumë, duke i qëndruar besnike syzeve të mëdha dhe çantave klasike, ajo listoi 3 prej trendeve në të cilat duhet të investojmë këtë vit.

1.Linoja dhe aksesorët e kashtës

 

Pavarësisht nëse vjen në formë çante, këpucësh, kapelesh apo rripash, kashta e thurur do të jetë kryefjala e pamjeve të 2020-ës.

Kurse linoja, është materiali i vitit që kombinohet mrekullisht mirë me çdo aksesor.

2.Varëset me perla

 

2020-ta do t’i çojë perlat e 2019-ës në një tjetër nivel! Jeni gati për varëse që kërkojnë vëmendje me kilometra larg? Perlat e këtij viti, po.

3.Çantat në formë kove

 

Në fakt, ky trend dominon prej vitesh, por në 2020-ën duhet të fokusohuni tek çantat me struktura dhe detaje interesante./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!