Tre të vdekur nga zjarri në Kili, ushtria në rrugë

schedule11:35 - 20 Tetor, 2019

schedule 11:35 - 20 Tetor, 2019

Tre persona humbën jetën nga zjarri në një dyqan në kryeqytetin e Kilit, Santiago, i cili u shkaktua gjatë natës së dytë të protestave të dhunshme që kanë përfshirë këtë vend të Amerikës Jugore. Dy persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe një tjetër më vonë në spital.

Protestat u nxitën nga vendimi për rritjen e çmimit të transportit në metro, vendim që u anullua nga presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, pasi vendi u përfshi nga protestat. Protestuesit larguan barrikadat e vendosura nga policia dhe u vunë flakën autobusëve. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

Sipas të dhënave të policisë, të cituara nga BBC, më shumë se 300 persona janë arrestuar dhe 156 policë dhe 11 civilë janë plagosur gjatë trazirave.

Ushtarë dhe tanke janë vendosur në rrugët e kryeqytetit të vendit Santiago pasi qeveria shpalli gjendjen e emergjencës.  Ushtria u pa për herë të parë në rrugë që nga viti 1990, kur u rrëzua diktatura e gjeneralit Augusto Pinoçet./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!