Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tre të vdekur në minierën në Peshkopi, çështja pa “fajtor”! Nesër referohet dosja në prokurori

schedule16:08 - 29 Tetor, 2020

schedule 16:08 - 29 Tetor, 2020

Familjet e dy minatorëve Fatos Çeskut dhe Rruzhdi Rushitit, që humbën jetën në minierën e Balgjajt në Peshkopi kanë përcjellë për në banesën e fundit të afërmit e tyre. ABC News ka udhëtuar drejt Bulqizës për të zbardhur detaje rreth ngjarjes së rëndë, ku dy minatorët bashkë me pronarin e minierës ku ata punonin, Ismail Hoxha u nxorën të pajetë.

Gazetari Xhevahir Zhabina ka mundur të mësojë se policia nuk e ka referuar ende dosjen e plotë në Prokurorinë Dibrës. Kjo pasi punëdhënësi i tyre ka vdekur bashkë me ta në minierë dhe nuk mund të ngrihet akuza “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Autoritetet do të vendosin në orët në vijim akuzën që do të ngrihet për këtë tragjedi dhe ditën e nesërme pritet të nisë edhe një hetim.

Në zonën e Selishtës aktualisht janë 10 galeri, 2 prej të cilëve janë aktive në QKR, ndërkohë që ekziston frika se punohet edhe në të tjerat duke shkelur rregullat dhe sigurinë pë punonjësit.



Gjendja për dy familjet e minatorëve që lanë pas respektivisht nga dy dhe tre fëmijë secili, paraqitet e rëndë pasi ata ishin i vetmi krah pune në familje./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!