Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre të humbur brenda ditës në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë për gjetjen e tyre

schedule11:08 - 22 Prill, 2022

schedule 11:08 - 22 Prill, 2022

Tre persona kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre një ditë më parë.

Policia bën me dije se familjarët janë kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tyre.

Mes të humburve është edhe një 17 vjeçare, e cila është denoncuar e humbur në polici nga vëllai i saj Gj. N., 35 vjeç.

“Më datë 21.04.2022, shtetasi I. M., 45 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, xhaxhai i tij, shtetasi Xh. M., 81 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Më datë 21.04.2022, shtetasi Gj. N., 35 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, motra e tij, shtetasja E. N., 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 21.04.2022, shtetasi K. P., 59 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi P. P., 49 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!