Tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, në 24 orët e fundit në Tiranë. Në pranga është vënë një 28-vjeçar me inicialet J. Ç. I riu u kap në flagrancë ndërsa shiste lëndë narkotike në doza të vogla.
Këto të fundit u sekuestruan nga policia së bashku me një shumë parash të përfituar nga shitja dhe 1 peshore elektronike që përdorej për peshim.
Po ashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan 46-vjeçarin K. I., dhe S. R., 46 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë tre të miturit që dje u përpoqën të vidhnin një bankomat duke përdorur një kaçavidë. Policia dyshohen se adoleshentët mund të jenë autorë edhe 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit janar dhe shkurt. sb/abcnews.al/