Tre shqiptarë të vdekur nga tërmeti në Turqi, mes tyre një çift të moshuarish

schedule21:02 - 31 Tetor, 2020

schedule 21:02 - 31 Tetor, 2020

Rëndohet akoma më shumë bilanci i viktimave me origjinë shqiptare nga tërmeti në Turqi.

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli konfirmon lajmin për Abc News. Viktimat me origjinë nga Kosova janë Nazmije Dograjan 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja 73-vjeç.

Lexo edhe: Viktima e parë shqiptare në Izmir, djali i saj rëndë në spital

Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.

Lexo edhe: 24 orë nën rrënoja, rrëfimi për Abcnews.al: Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj

Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i Nazmije Dograjas, Malik Tahirleri./ db/Abcnews.al