Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tre sfida pa fitore, Tirana ngec edhe ndaj Laçit me 10 lojtarë

schedule19:16 - 26 Shkurt, 2024

schedule 19:16 - 26 Shkurt, 2024

Pritej një fitore e madhe, sidomos pas daljes me kartonin e kuq, të qendërmbrojtësit, Paulo Junior, në minutën e 19’-të, mirëpo në “Elbasan Arena”, “Bardheblutë” e Tiranës nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1, në përballjen e javës së 25-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, ndaj “Bardhezinjve” të Laçit.

Të parët, që gjetën rrugën e rrjetës ishin pikërisht kryeqytetasit e Erbim Fagut, me “fantazistin” e mesfushës, Regi Lushkja, i cili përifton nga një “përgjumje” e mbrojtjes “kurbinase” për ta dërguar topin në rrjetën e portierit Dajsinani, në minutën e 54’-t, mirëpo sfida nuk mbaroi me kaq dhe në minutën e 78’-të të saj, talenti 18-vjeçar i mesfushës, Olsi Myrta barazon gjithçka me këtë të fundit, që gjeti golin e 4-t sezonal me fanellën e “Bardhezinjve”.

Megjithatë, pavarësisht se siguroi 1 pikë, aq mjaftoi, që Tirana të rikthehej në zonën e “Final Four”, kjo prej humbjes së Dinamo City, ndaj Vllaznisë, teksa të dy ekipet kryeqytetase janë në kuotën e 35 pikëve, mirëpo në përballjet direkte fitues janë “Bardheblutë”. Në krahun tjetër, “Bardhezinjtë” e Laçit ngjiten në kuotën e 30 pikëve dhe janë 5 pikë larg më të mirëve. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!