Tre sëmundjet e tiroides, mjekja: Mos neglizhoni kontrollin

schedule22:46 - 1 Korrik, 2022

schedule 22:46 - 1 Korrik, 2022

Personat që shfaqin probleme të gjëndrës tiroide po shtohen. Sipas mjekes endokrinologe në Spitalin Hygeia në Tiranë Blertina Dyrmishi tre janë sëmundjet që po vihen re me shpesh.

“Hypotiroza që kap 10% të popullatës mbi 50 vjeç, hipertiroza që vihet re në 5% të të rriturve dhe strumat nodulare që prekin 14-15 % të popullsisë, në rast të diagnostikimeve më të sofistikuara shkon deri 60-70% .”

Hormonet e prodhuar nga kjo gjëndër kontrollojnë metabolizimin e trupit dhe proceset me të cilat ai përdor energjinë prandaj sëmundjet e tiroides shoqërohen dhe me probleme të tjera shëndetësore.

“Rëndësia e tiroides fillon si gjatë shtatzënisë dhe tre vitet e para të rritjes të fëmijës, kur hormonet e tiroides marrin pjesë dhe në zhvillimin nervorë të tij dhe në vitet në vijim.

Rastet kur duhet ti drejtoheni mjekut sipas endokrinologes Blertina Dyrmishi janë disa.

“Të gjithë zonjat që po planifikojnë një shtatëzani dhe ato që e dinë se kanë problem para shtatzënisë dhe gjatë saj duhet të bëjnë një kontroll tek specialist. Tek fëmijët kur prindi vëren se ka probleme në rritje dhe zhvillim. Tek të rritur nëse kanë ndryshim të peshës trupore apo aritmi.”

Për t’ju ardhur në ndihmë pacientëve spitali “Hygeia” në Tiranë ka përgatitur dy paketa kontrolli çmimet e të cilave variojnë nga 3500 deri në 7500 lekë./abcnews.al/