Lojtarë të tjerë me koronavirus në Serie A. Përgjigjet e testeve kanë nxjerrë pozitivë tre pjesëtarë të Sampdorias, nga të cilët njëri është lojtar i ekipit primavera.
Ky i fundit ishte stërvitur me ekipin e parë ditën e fundit, ndërsa dy të tjerët janë anëtarë të stafit teknik. Simptoma nuk ka asnjë prej të infektuarve.
? U.C. #Sampdoria: comunicato stampa del 16 ottobre 2020 ➡️ https://t.co/olCEyClA8b pic.twitter.com/eocwc6WhgN
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) October 16, 2020
Klubi dorian konfirmon lajmin me anë të një postimi në Twitter, aty ku shkruan se të tre futbollistë janë izoluar menjëherë, duke humbur sfidën e nesërm në kampionat kundër Lazios. /abcnews.al