Tre raketa goditën pallatin presidencial të Afganistanit në Kabul gjatë lutjeve të Kurban Bajramit

schedule08:36 - 20 Korrik, 2021

schedule 08:36 - 20 Korrik, 2021

Tre raketa kanë goditur kryeqytetin e Afganistanit   këtë të martë përpara një fjalimi nga Presidenti Ashraf Ghani duke shënuar fillimin e festës myslimane të Kurban Bajramit.

Mediat e huaja bëjnë dije se sipas ministrisë së Brendshme  mësohet se raketat u lëshuan rreth orës 8:00 të mëngjesit (0330 GMT), ku u dëgjuan në të gjithë Zonën e Gjelbër të fortifikuar që strehon pallatin presidencial dhe disa ambasada, përfshirë misionin e SHBA-së.

“Sot armiqtë e Afganistanit filluan sulmet me raketa në pjesë të ndryshme të qytetit të Kabulit. Raketat goditën tre pjesë të ndryshme. Bazuar në informacionin tonë fillestar, nuk kemi viktima. Ekipi ynë po heton”,” tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme Mirëais Stanikzai.

Minuta pas sulmit, Ghani filloi një fjalim drejtuar kombit në prani të disa prej zyrtarëve të tij të lartë.

Raketat kanë qenë drejtuar pallatit disa herë në të kaluarën, e fundit ishte në dhjetor. Sulmi përkon me një ofensivë gjithëpërfshirëse të Talibanëve në të gjithë vendin ndërsa forcat e huaja përfundojnë një tërheqje të trupave të planifikuar të përfundojë deri më 31 gusht./abcnews.al