Tre probleme madhore për futbollistët, SFPSH gati për aksionin e radhës

schedule15:58 - 4 Maj, 2020

schedule 15:58 - 4 Maj, 2020

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë (SFPSH) ka ndërmarrë nismën e radhës. Të shtunën do të bëhet një mbledhje në lidhje me problematikën e futbollistëve shqiptarë. Qeveria nuk ka vendosur akoma për rikthimin e futbollit, teksa ka edhe dy probleme të tjera.

Shumë klube janë mbrapa me pagesat e rrogave dhe ka plot lojtarë të cilëve u mbaron kontrata në datë 30 qershor. SFPSH do të bazohet në këto tre çeshtje, ashtu siç ka lajmëruar me një postim në rrjetet sociale:

Në këtë situatë të vështire që po kalon futbolli shqiptar, ndihma për futbollistët po bëhet çdo ditë e më pak e prekshme, ku kërkesat ndaj organeve kompetente nuk po adresohen. SFPSH në datë 09.05.2020, ora 11.00, pranë ambjenteve të Sindikatës (duke aplikuar kushtet e mbrojtjes ndaj Covid-19), do të organizojë një mbledhje në të cilën do të jenë vendosur në rendin e ditës çështjet:

Rrogat e prapambetura;
Mosfillimi i kampionatit;
Kontrata Kolektive 

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!