Interi e filloi kampionatin në mënyrn më të mirë të mundshme, duke siguruar kështu tre pikët e para për këtë sezon. Zikaltrit kaluan me rezultatin 4-3 në “San Siro” Fiorentinën, në një ndeshje të çmendur. Trajneri Antonio Conte është shprehur tepër i lumtur për fitoren, por është i binndur se duhet akoma më shumë punë në fazën mbrojtëse.
“Tre pikë shumë të rëndësishme, por duhet të kuptojmë gabimet tona. Ok është bukur të shënosh katër gola dhe të krijosh shumë raste, por duhet të punojmë më shumë rreth fazës mbrojtëse. Djemtë e dinë shumë mirë, pasi balanca është çelësi i gjithçkaje dhe ne sot nuk e kishim,” deklaroi italiani pas ndeshjes për “DAZN”.
“Eriksen? Ne punojmë me Christianin ashtu siç punojmë me të tjerët. Krahasuar me lojën që bënte kur ai erdhi, është rritur shumë dhe tashmë po luan në pozicionin e tij të preferuar. Sonte zhvilloi një ndeshje të mirë. Eriksen është një djalë i mirë dhe po punon shumë. Shpresoj që të vazhdoj me këtë ritëm. Të shikosh se si futbollistët përmisohen me kalimin e kohës është një nga gjërat më të bukura në futboll,” përfundon Conte. /abcnews.al