Manchester United arriti një fitores shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme, pasi të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer arritën të triumfonin në trasnfertën e Sheffield United me rezultatin 2-3. Tashmë “Djajtë e Kuq” e shikojnë veten në vendin e gjashtë në renditje me 23 pikë, por me një ndeshje për të luajtur, e cila në rast fitoreje mund t’i dërgojë ata në vendin e dytë.
Manchester United are the 3rd team in Premier League history to win 10 consecutive away games:
? Man Utd 2020
? Man City 2017
? Chelsea 2008A phenomenal record on the road. ? pic.twitter.com/CqxKThgGtX
— Statman Dave (@StatmanDave) December 17, 2020
Kjo ishte fitorja e 10-të radhazi për United në transfertë, duke konfirmuar dhe një herë tjetër formën e mirë të tyrë në ndeshjet që luajnë jashtë “Old Trafford” dhe duke arritur një rekord të Premier League. Këtë shifër më parë e kanë arritur Chelsea në vitin 2008 dhe Manchester City në vitin 2017.

Ndërkohë, pas ndeshjes foli mesfushori Nemanja Matic, i cili beson tek titulli kampion. “Këto janë tre pikë shumë të rëndësishme për ne, pasi na afrojnë me kreun e renditjes. Po e konfirmojmë veten tonë ndeshje pas ndeshjeje dhe jam i sigurt që mund ta tentojmë titullin. Nuk e di nëse mund ta fitojmë atë, por do të luftojmë deri në fund”, deklaron serbi për “BBC Radio 5”. /abcnews.al

