Tre pije që përshpejtojnë metabolizmin

schedule20:30 - 23 Prill, 2023

schedule 20:30 - 23 Prill, 2023

Vetëm pijet nuk do ta zgjidhin problemin e kileve të tepërta. Është e nevojshme t’i kombinoni ato me zakone të tjera të shëndetshme si ushtrimet dhe ushqimi i duhur.

Nuk ka asnjë ilaç magjik që do t’ju ndihmojë të hiqni peshën brenda natës. Humbja e yndyrës së trupit në një zonë specifike kërkon një kombinim të një diete të shëndetshme, stërvitje të rregullt dhe humbje të përgjithshme të peshës. Megjithatë, ka pije që mund të përshpejtojnë metabolizmin dhe të nxisin humbjen e yndyrës në trup.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës. Rekomandohet të konsumoni 2-3 filxhanë çaj jeshil në ditë.

Uji me limon

Limoni përmban vitaminë C, e cila mund të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit. Pirja e ujit me limon para një vakti mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e oreksit.

Lëngu i selinosë

Lëngu i selinos mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit në trup dhe në nxitjen e humbjes së yndyrës. Rekomandohet të konsumoni një filxhan lëng selino në ditë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!