Historia e rock-ut shqiptar nuk mund të konceptohet pa zërin, stilin dhe talentin e tri legjendave të muzikës moderne shqiptare. Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda rikthyen në Amfiteatrin e Tiranës për të risjellë këngët e tyre në një mbrëmje plot emocione e adrenalinë. Ata performuan dje hitet e tyre më të njohura e duke e ngritur publikun në këmbë.
“Legjendat e Rock-ut shqiptar ndezën dje Amfiteatrin e Liqenit. Aleksander Gjoka , Elton Deda dhe Redon Makashi dhuruan për publikun e Tiranës një koncert plot emocione dhe nostalgji. Festa po kaq të bukura na presin ende”, shkruan Veliaj në Facebook.
Që prej transformimit të tij, Amfiteatri i kryeqytet nuk ka ndalur për asnjë moment koncertet dhe aktivitetet me artistë shqiptarë dhe të huaj, duke u kthyer në një vatër të kulturës së qytetit. /abcnews.al