Në këtë sezon vjeshte, nëpër pasarela atletet po mungojnë gjithnjë e më shumë. Por realiteti i pasarelave është larg nga i yni, ndaj atletet vazhdojnë të jenë pjesë e pandarë e look-ut tonë të përditshëm. Sipas Marie Claire, atletet që ju nevojiten për një asambël më cool këtë sezon janë tashmë në garderobën tuaj.
New Balance ka parë një valë të re popullariteti vitet e fundit duke kulmuar me bashkëpunimin e tyre të fundit me Miu Miu duke i bërë ata edhe më të dëshirueshëm.
Nëse ka një kompani që po përjeton një popullaritet të madh, ajo është Adidas. Një model që është rikthyer në modë janë atletet me taban bezhë. Këto modele, historia e të cilave daton në mesin e shekullit të kaluar dhe që janë kthyer në zgjedhjen e preferuar të modeleve si Kendall Jenner apo Gigi Hadid.
Shumë stile të viteve 2000 janë rikthyer në veshjet tona, por këpucët patina nuk ishin në mesin e tyre. Silueta e gjerë dhe e ngritur në pjesën e pasme dallohet, me modelin ‘Dunk Low’ të Nike që është një nga opsionet më të mira për një veshje interesante dhe rinore. /abcnews.al