“Tre marka” në një ekspozitë, Laureta Basha: Artistët flasin përmes veprës

schedule08:34 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 08:34 - 27 Dhjetor, 2019

E ftuar në “ABC e mëngjesit” Lauresha Basha ka folur për galerinë 70 e cila ka projektuar prezantimin e një projekti të ri.

Është kënaqësi kur sheh artistët shqiptarë që konkurojnë në tregun botëror, shprehet Laureta Basha.

“Tre artistë vendosën të vijnë me diçka të përbashkët për publikun. Formati është i tillë që audienca të shijojë artin që artistët i ofrojnë publikut”, u shpreh Basha.

Më tej ajo theksoi se ekstravaganca është interesante. Në ekspozitë ka eksperimentime të letrës me ngjyrë duke krijuar efektin struktural një tendencë kjo e viteve të fundit, tha ajo.

“Artistët propozojnë gjithmonë krijimtari interesante. Mbase nuk flasin me fjalën por flasin përmes veprës së tyre”, tha Laureta Basha.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 7 Janar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!