Alkent Pozhegu nga Gjakova është artisti shqiptar, që ka fituar tri certifikata nga Libri i Rekordeve Guinness.
Në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, ai ka folur për këto arritje dhe ka treguar se si i ka hyrë punimeve të mozaikëve me kokërra gruri apo fasule.
Herën e parë u shpalla fitues me mozaikun e Dua Lipës, i dyti mozaiku i Rita Orës dhe i treti Donald Trump. Këtë të fundit e zgjodha se kemi miqësi shumë të mirë me SHBA dhe dua ta falenderoj për ndohmën që i ka dhënë Kosovës. Mozaikun e Donald Trump e kam realizuar me tre përbërës misër, fasule dhe grurë.
Unë nuk kam pas mundësi të kontaktojë përmes ambasadës, po këtu në Gjakovë më kanë thënë që vajza e Donald Trump e ka publikuar në rrjetet sociale.
Me Rita Orën ka qenë më e përzemërt dhe kam kontaktuar me babain e Ritës, i cili më ka falenderuar. Ndërsa Dua Lipën e kam realizuar në lumin Krena, shumë i madh.
Më janë dashur katër ton kokrra për mozaikun e Donald Trump. Fatmirësisht është një interesim shumë i madh, ka edhe nga shtetet e tjera”, tha Pozhegu.
Më tej, artisti shtoi se: “Koha për realizimin e një mozaiku të thjeshtë mund të jetë nga 2 deri në 3 javë, por varet nga lloji i mozaikut. Ëndrra ime në moshën fëminore ka qenë një tjetër art, por nuk ka qenë dhe më ka lind një ide tjetër, arti i kokrrave. Kam parë çfarë kërkesash ka dhe e kam bërë”. l.k/abcnews.al