Tre gra infektohen me HIV gjatë trajtimit në një qendër estetike në New Mexico

schedule15:31 - 30 Prill, 2024

schedule 15:31 - 30 Prill, 2024

Tre gra në New Mexico  janë diagnostikuar me HIV pas trajtimeve të fytyrës te kryera në një qendër estetike të palicensuar.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi se kjo është hera e parë që një person invektohet me HIV përmes një procedure kozmetike.

Tre gratë jane infektuar në vitin 2018 ndërsa bënin një trajtim që përfshinte injektimin e plazmës së gjakut të trupit të tyre në fytyrë për ta bërë lëkurën më të shndritshme dhe më të tërhequr, pasi plazma e gjakut është e pasur me trombocide.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi në raportin e tyre se Qendra Estetike e cila ishte e palicensuar në New Mexico kishte ripërdorur shiringa dhe tuba gjaku disa here në të njëjtët pacient.

Në këtë raport thuhet se kjo qendër ruante injeksionet dhe shiringat në frigoriferë kuzhine së bashku me ushqimet.

Kjo qendër estetike u mbyll në fund të vitit 2019 pas kontrolleve nga autoritetet amerikane dhe pronarja e saj, një 62 vjeçare u dënua me 3 vite burg pasi u vetë-deklarua fajtore.

Rastet e para të infektimit me HIV nga trajtimet estetike kane ngritur alarmin pasi keto lloji trajtimesh, mes te cilave edhe botoxi bëhen nëpërmjet shiringave të madhësive të ndryshme që duhet të jenë sterile dhe të ruhen në kushte të rrepta higjenike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!