Ylli i PSG-së, braziliani Neymar, ishte sërish njeriu vendimtar për kampionët e Francës, pasi shënoi për herë të tretë radhazi golin e fitores. Neymar i ka dhënë nëntë pikë PSG-së me tre golat e tij të shënuar, një start shumë i mirë i sezonit për yllin brazilian. Në fjalën e tij për mediat franceze pas ndeshjes, sulmuesi tha:
“Jam shumë i lumtur! Unë dua të ndihmoj ekipin, pavarësisht nëse do të jenë gola apo asiste! Unë jam këtu për këtë arsye dhe jap gjithmonë maksimumin. Jam i lumtur kur skuadra zhvillon një futboll cilësor dhe unë jam i përfshirë. Kylian Mbappe? Ai u kthye me buzëqeshje në fushë, me humorin e tij të mirë. Për aftësitë e tij, nuk kam çfarë them, të gjithë e dinë se është një lojtar i madh”./abcnews.al