Tre gabime që duhet të shmangni në mëngjes

schedule07:20 - 10 Qershor, 2021

schedule 07:20 - 10 Qershor, 2021

Zgjimi në mëngjes nuk është i lehtë por për disa mund të jetë dhe më i vështirë dhe i lodhshëm. Ata ndoshta bëjnë disa gabime të cilat, sipas ekspertëve, janë përgjegjëse për lodhjen dhe letargjinë që ndiejnë për pjesën tjetër të ditës.

Vishen në errësirë

Shumë nuk mund ta durojnë dritën, bëjnë lëvizje mekanike duke u veshur në errësirë. Sidoqoftë, siç thonë ekspertët, është një zakon i keq, i cili nuk e ndihmon trupin të kuptojë se është ditë dhe vazhdon të jetë në gjumë.

Alarmi i përsëritur

Shtyrja e alarmit përsëri dhe përsëri nuk është aspak një ide e mirë. Dhe ajo pak kohë gjumi që dëshironi, sjell efektin e kundërt. Ky zakon bën që të dukeni më i lodhur.

Pini kafe

Sipas hulumtimeve, trupi sekreton më shumë kortizol, hormonin përgjegjës për stresin, veçanërisht ndërmjet orës 8 dhe 9 të mëngjesit. Pra, nëse pimë kafe gjatë kësaj kohe, efekti i kafeinës ngadalësohet, si rezultat i së cilës ndihemi të lodhur. Pra, rekomandohet që gllënjkën e parë ta merrni pas orës 9.30. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!