Torino është në vështirësi të mëdha. Ecuria e këtij sezoni ka qenë e dobët, ndërkohë që së fundmi te “demat” duhet të përballen me COVID-19.
Para dy ditësh u konfirmuan dy futbollistë të infektuar dhe këtë e bëri me dije vetë klubi i Serie A. Pas tamponëve të tjerë të bërë ka dalë edhe një futbollist tjetër me koronavirus.
Me gjasa të tre lojtarët do të mungojnë në duelin e radhës që Torino do të luajë në shtëpi kundër Sassuolo. /abcnews.al