Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore këtë të hënë, i cili rrëzoi shumë ndërtesa dhe i mori jetën 912 personave.
Tërmeti, i ndjerë deri në Kajro, u përqendrua në veri të qytetit të Gaziantep, rreth 90 kilometra (60 milje) nga kufiri sirian.
Sipas Google Maps, Gaziantep ndodhet afërsisht 11 orë larg rajonit të Detit Egje dhe 12 orë nga Marmara, ku një tërmet masiv u parashikua në dhjetor 2022 nga një ekspert tërmetesh.
Një tjetër studiues holandez Frank Hoogerbeets, i cili punon për organizatën Solar System Geometry Survey (SSGS) me bazë në Holandë, me sa duket kishte parashikuar tërmetin më 3 shkurt 2023, vetëm tre ditë më parë.
Duke përdorur llogarinë e tij në Twitter, eksperti holandez Frank Hoogerbeets shkroi, “Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 M në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordani, Siri, Liban).
Sooner or later there will be a ~M 7.5 #earthquake in this region (South-Central Turkey, Jordan, Syria, Lebanon). #deprem pic.twitter.com/6CcSnjJmCV
— Frank Hoogerbeets (@hogrbe) February 3, 2023
Pasi parashikimi i Frank Hoogerbeets u bë viral, ai iu përgjigj, duke thënë: “Siç thashë më herët, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon, ngjashëm me vitet 115 dhe 526. Këtyre tërmeteve gjithmonë paraprihen nga gjeometria kritike planetare, siç kishim në 4-5 shkurt”./abcnews.al
My heart goes out to everyone affected by the major earthquake in Central Turkey.
As I stated earlier, sooner or later this would happen in this region, similar to the years 115 and 526. These earthquakes are always preceded by critical planetary geometry, as we had on 4-5 Feb.
— Frank Hoogerbeets (@hogrbe) February 6, 2023