Tre britanikë janë në mesin e viktimave si pasojë e sulmit të djeshëm në aeroportin e Kabulit, konfirmon qeveria britanike.
Dy shtetas britanikë dhe fëmija i një shtetasi tjetër britanik, vdiqën në shpërthimin në aeroportin e Kabulit, tha sekretari i jashtëm.
Dominic Raab tha se dy të tjerë u plagosën gjithashtu në sulmin vetëvrasës me bombë të enjten.
“Është një tragjedi që ndërsa ata kërkonin t’i sillnin të dashurit e tyre në siguri në Mbretërinë e Bashkuar, ata u vranë nga terroristë frikacakë,” tha ai.
Të paktën 95 persona u vranë në sulm. Raab tha se ishte shumë i pikëlluar për humbjen e dhjetëra jetëve.
“Sulmi i neveritshëm i djeshëm nënvizon rreziqet me të cilat përballen ata në Afganistan dhe përforcon pse ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i nxjerrë njerëzit jashtë. Ne po ofrojmë mbështetje konsullore për familjet e tyre,” tha Raab. g.v/abcnews.al