Tre avionëmbajtës amerikanë drejt Koresë së Veriut Presidenti Trump përpiqet të “trembë” Kim Jong Un

schedule15:19 - 26 Tetor, 2017

schedule 15:19 - 26 Tetor, 2017

Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të frikësojë liderin koreanoverior Kim Jong UN. Mediat amaerikane raportojnë se janë tre avionmbajtëset amerikane që janë nisur drejt Koresë së Veriut. Tre avionmbajtëse amerikane kanë udhëtuar në Paqësor, në një shfaqje force për Korenë e Veriut dhe Kinës. Një lëvizje e rëndësishme ushtarake në prag të vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në rajon. Me një seri komunikimesh të ndara US Navy sinjalizoi mbërritjen në hapësirën aziatike të Ruzvelt dhe Nimitz, të shoqëruara me grupe sulmuesish që do të bashkohen me ato të Regan që qëndron në Japoni ku janë kryer stërvitje të përbashkëta me aleatët Mediat amerikane shkruajnë se Uashingtoni dëshiron të dërgojë sinjalin e rradhës protagonistëve të krizës. Nimitz vjen nga operacionet ushtarake kundër shtetit islamik ndërsa Ruzvelt u larhua në tetor nga baza e San Diegos dhe adresa e fundit është ajo në lindjen e mesme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin në gjetjen e një marrëveshjeje me Kim Jong Un por pa humbur mundësinë për të ushtruar presion ushtarak. Së shpejti presidenti amerikan Tramp do të vizitojë Kinën, Japoninë, Filipinen, Korenë e Jugut dhe Vietnamin. Edhe pse ky udhëtim nuk është konfirmuar Shtëpia e Bardhë nuk ka përgënjeshtruar mundësinë. Edhe pse frika më e madhe është siguria e kreut të Shtëpisë së Bardhë në një moment që ish kreu i shërbimit amerikan të Inteligjencës Klepër paralajmëroi për një luftë të mundshme, gjatë një interviste televizive. por dhe Peniani reagon me anë të një funksionari të lartë të regjimit i cili për CNN deklaroi se kërcënimi për shpërthimin e një lufte bërthamore në Paqësor, duhet marrë shumë seriozisht

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!