Tre anije ushtarakë iraniane janë përpjekur të sekuestrojnë një anije cisternë britanike në ngushticën e Hormuz. Ndërkohë kreu I Shtëpisë së Bardhë Donald Trump deklaroi se do të rrisë taksat ndaj Iranit
Disa anije ushtarake të rojeve revolucionare islamike iraniane u përpoqën të sekuestrojnë një anije cisternë britanike në Gjirin Persik. Londra konfirmoi përpjekjen për sekuestrim duke thënë se anijet ishin tre dhe jo pesë si u raportua fillimisht në media. Dhe se çdo gjë kishte ndodhur në ngushticën e Hormuz.
Në një situatë të tensionuar mes presidentit Iranian Hasan Ruhani dhe presidentit amerikan Donald Trump, Pentagoni në 10 korrik u ka kërkuar aleatëve që të kontribuojnë me anije për të parandaluar sulme në Iran dhe Jemen, ku kalon pjesa më e madhe e trafikut botëror të naftës, ndërsa agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore, u mblodh në një takim urgjent në Vjenë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e pasurimit të uraniumit. Po në këtë situatë, presidenti amerikan Trump konfirmoi se do të shtojë taksat ndaj Iranit./ABC News Albania 24/7