Tre aksidente kanë ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Lezhë dhe në Elbasan. Aksidenti i parë me pasoja fatale u regjistrua në rrugën e Kombit, pranë qytetit të Rubikut.
Sipas policisë, një autobus i një agjencie turistike është përplasur me një autoveturë tip “Alfa Romeo”, me drejtues shtetasin Led Caka.
Ky i fundit ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda, ndërsa mësohet se janë plagosur edhe 8 pasagjerë të autobusit. Ata janë dërguar në spitalet e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Burime policore thonë se drejtuesi i autovetures që levizte me shpejtesi tej normave te lejuara, bëri një parakalim të gabuar dhe ndërsa ka tentuar të futet në korsinë e tij, është përplasur me autobusin.
Sikurse shihet edhe nga pamjet, autobusi e ka goditur mjetin tip “Alfa Romeo” ne pjesen e përparme ku qendronte edhe drejtuesi i mjetit. Për pasojë eshte bere ndarja në dysh e veturës, ndërsa drejtuesi i saj humbi jetën në menyre të menjëhershme.
Ndërkohë, nje aksident tjeter u regjistruar në hyrje të qytetit të Lezhës, ku 3 automjete jane përplasur me njëri tjetrin, fatmirësisht pa viktima e të plagosur.
Më herët, në qytetin e Elbasanit një automjet përplasi një biçikletë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e saj. I plagosuri fillimisht është dërguar me urgjencë në kirurgjikun e Elbasanit, më pas është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë./abcnews.al