Tre aksidente në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

schedule10:48 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 10:48 - 8 Dhjetor, 2022

Tre aksidente të njëpasnjëshme janë shënuar në kryeqytet. Policia e Tiranës  njofton se ka arrestuar 3 persona.

21-vjeçari, F.K banues në Tiranë, është arrestuar pasi i duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen S. L., 63 vjeçe.

Kjo e fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

35-vjeçari A.Xh, është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. C.

28-vjeçari R.G, banues në Tiranë është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin M. K., 26 vjeç, që qarkullonte me monopatinë.

26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!