Trazirat në Venezuelë/ Maduro fajëson ekstremin e djathtë: Përpjekja më kriminale për të marrë pushtetin

schedule10:14 - 1 Gusht, 2024

schedule 10:14 - 1 Gusht, 2024

Nicolas Maduro i konsideron trazirat një komplot të ekstremit të djathtë, që  thotë se “drejtohen nga armiqtë politikë”, pas trazirave që kanë shpërthyer në Venezuelë.

Duke iu drejtuar gazetarëve të huaj në pallatin presidencial në Karakas, Maduro dënoi Edmundo González Urrutia, rivalin presidencial që ai pretendon se ka mundur, dhe mbështetësin kryesor të kundërshtarit të tij, udhëheqësen konservatore të opozitës María Corina Machado.

Tani jemi duke u përballur ndoshta me përpjekjen më kriminale për të marrë pushtetin që kemi parë. E gjithë kjo po drejtohet nga një dyshe makabre, të cilët duhet të marrin përgjegjësinë e tyre”, tha Maduro, i cili ka urdhëruar forcat e sigurisë të dalin në rrugë.

González dhe Machado thonë se fushata e tyre tronditi themelet e vendit, mes zemërimit të përhapur mbi kolapsin ekonomik të Venezuelës gjatë sundimit 11-vjeçar të presidentit aktual dhe një krize migracioni që ka bërë që 8 milionë qytetarë të largohen jashtë vendit. Por Maduro pretendon fitoren, deri më tani pa dhënë prova, duke shkaktuar protesta në rrugë dhe një valë kritikash ndërkombëtare, raporton “The Guardian”.

Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur shqetësimin me vonesat në publikimin e të dhënave të detajuara për zgjedhjet nga autoritetet zgjedhore në Venezuelë , tha zëvendës- zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel të mërkurën në konferencën e përditshme të shtypit.

Ministrat e G7-ës i bënë thirrje përfaqësuesve të Venezuelës që të bëjnë publike të gjitha të dhënat e numërimit të votave dhe që të ndajnë çdo informacion me opozitën dhe vëzhguesit e pavarur.

Të martën, Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai brazilian Luiz Inacio Lula da Silva i bënë thirrje të qeverisë së Venezulës të bëjë publike të dhëna të detajuara të votimeve për zgjedhjet presidenciale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!