Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trazirat në Venezuelë, luhatet lehtë nafta/ Arrin në 60.5 dollarë për fuçi, humbjet kompensohen nga furnizimi i bollshëm

schedule13:45 - 5 Janar, 2026

schedule 13:45 - 5 Janar, 2026

Çmimet e naftës ranë të hënën, ndërsa furnizimet e bollshme globale kompensuan shqetësimet lidhur me ndikimin ne flukset e karburanteve pas kapjes së presidentit Nicolas Maduro të Venezuelës nga SHBA, vendi me rezervat më të mëdha globale të naftës.

Kontratat feature të naftës brent ranë me 0.4% duke arritur në 60.5 dollarë për fuçi këtë fillim jave.

Prodhimi i naftës në Venezuelë ka rënë ndjeshëm në dekadat e fundit për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve nga firmat e huaja, pasi vendi shtetëzoi operacionet e naftës në vitet 2000. Prodhimi arrinte mesatarisht në rreth 1.1 milionë fuçi në ditë vitin e kaluar, ose vetëm 1% e prodhimit global.



Presidenti amerikan Donald Trump tha se Uashingtoni do të merrte kontrollin e Venezuelës dhe se embargoja e naftës do të mbetej në fuqi. Në një treg global me furnizim të bollshëm me naftë, sipas analistëve çdo ndërprerje e mëtejshme e eksporteve të Venezuelës do të kishte pak ndikim në çmime.

Trump është zotuar që të shfrytëzojë rezervat e naftës së Venezuelës, duke deklaruar se firmat amerikane të naftës do të investojnë miliarda dollarë për ë vënë në funksion burimet e pashfrytëzuara. Kompanitë sipas tij do të riparojnë infrastrukturën e naftës dhe do të fitojnë para për vendin.

Megjithatë, analistë të tregut thonë se pengesat kryesore për firmat e naftës që shpresojnë të shfrytëzojnë rezervat e Venezuelës janë ligjore dhe politike. Sipas tyre, kompanitë që duan të përfitojnë nga plani i Trump do të duhet të nënshkruajnë kontrata me qeverinë e re të Venezuelës kur ajo të jetë në fuqi. Po ashtu, sipas tyre kjo do të kërkonte miliarda dollarë investime dhe rreth një dekadë për të rikthyer prodhimin e mëparshëm të Venezuelës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!