Trazirat në një burg të Ekuadorit, dy të vdekur dhe 4 të plagosur

schedule09:00 - 29 Mars, 2024

schedule 09:00 - 29 Mars, 2024

Trazirat që shpërthyen natën e së mërkurës së kaluar në një burg në Guayaquil,  nga i cili u arratis në janar një udhëheqës i fuqishëm bande i njohur me pseudonimin “Fito”, rreziku numër 1 publik i Ekuadorit rezultoi në vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e 4 të tjerëve.

Nënsekretari i sigurisë Lionel Calderon për rrjetin Teleamazonas, nuk specifikoi nëse viktimat përfshinin anëtarë të forcave të sigurisë. Videot e postuara në rrjete sociale tregojnë të burgosurit duke u vënë zjarrin dyshekëve për shkak të keqtrajtimeve në burg.

Kreu i bandës më të fuqishme të vendit, Jose Adolfo Macia, ose “Fito”, u arratis nga burgu i Guayaquil (në jugperëndim) më 7 janar dhe ende është në arrati.

Ai vuante dënimin me 34 vjet për pjesëmarrje në krim të organizuar, trafik droge dhe vrasje.

Arratisja e “Fitos” u pasua nga trazira në disa burgje ekuadoriane dhe një rritje e dhunës së bandave në rrugë,  shpërthime bombash, vrasje dhe madje edhe persona të armatosur të maskuar që sulmuan një studio televizive gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Për të vënë situatën nën kontroll, presidenti i krahut të djathtë të Ekuadorit Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe “luftë” ndaj bandave, duke vendosur në gatishmëri 20,000 anëtarë të forcave të armatosura.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!