Trazirat në Holandë kundër masave anti-Covid, qeveria: Po i bën llumi

schedule22:17 - 26 Janar, 2021

schedule 22:17 - 26 Janar, 2021

Qeveria holandeze thotë se nuk do të heqë shtetrrethimin, ndërsa trazirat vijojnë në natën e tretë.

Dyqanet në Roterdam dhe qytete të tjera u plaçkitën dhe Ministri i Financave Wopke Hoekstra tha: “Është llumi që po bën këtë”.

Janë bërë më shumë se 180 arrestime. Dhuna është kundërshtuar edhe nga kryeministri i vendit.  “Dhuna kriminale duhej të ndalet”, tha Kryeministri Mark Rutte.

Pronarët e dyqaneve në Roterdam, Den Bosch dhe qytete të tjera të martën në mëngjes pastruan mbeturinat nga dhuna e së hënës mbrëma.

Një shtetrrethim natën nga ora 20:00 deri në 04:30 u vendos të shtunën e kaluar për të ndaluar përhapjen e virusit. Kushdo që kapet duke e shkelur atë përballet me gjobë prej 95 €. Ministri i Drejtësisë Ferd Grapperhuis tha se ata nuk do të “kapitullonin para disa idiotëve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!