Trazirat në Capitol Hill u përgatitën prej vitesh. Pse SHBA-të janë kaq të përçara?

schedule12:37 - 19 Janar, 2021

schedule 12:37 - 19 Janar, 2021

Nga Ian Bremmer, Time

Nuk ka demokraci më të përparuar industriale në botë dhe më të ndarë politikisht, ose politikisht jofunksionale, sesa Shtetet e Bashkuara sot.

Si arriti vendi më i fuqishëm i botës në këtë pikë?

Trazirat e Kapitolit nuk ishin parashikuar me vite, por dekada. Kjo për shkak të tre tipareve të dallueshme të shoqërisë amerikane që janë injoruar nga politikanët amerikanë për shumë kohë: trashëgimia e skllavërisë, ndryshimi i natyrës së kapitalizmit dhe frakutrimi i panoramës sonë kolektive mediatike.

SHBA ka pasur gjithmonë një histori të trazuar për sa i përket marrëdhënieve racore. Por ka qenë veçanërisht e ngadaltë për të adresuar trashëgiminë strukturore të këtij racizmi – u desh gati një shekull pas përfundimit të Luftës Civile që Ligji për të Drejtat Civile të vitit 1964 të miratohej.

Lexo edhe: Sulmi ndaj Capitolit ishte parashikuar në serialin që transmetohet në ABC

Në dekadat e fundit janë ndërmarrë hapa për të filluar adresimin e kësaj trashëgimie me seriozitet,duke filluar nga ligjet e anti-diskriminimit. Vendi është munduar që amerikanët me ngjyrë të kenë të drejta të barabarta, madje duke i hapur rrugën që Shtetet e Bashkuara të zgjedhin presidentin e tyre të parë me ngjyrë. Por protestat e Black Live Matter, verën e kaluar e bënë shumë të qartë se ka ende shumë për të bërë.

Dhe kjo është vetëm një pjesë e historisë.

Pjesa tjetër është reagimi i ashpër, pasi një grup amerikanësh të bardhë – shumë prej tyre të bardhë rurale, ndihen të rrezikuar në një shoqëri të kërcënuar si rezultat i demografisë dhe protestave racore.

Kjo është manifestuar si në politikë, ashtu  si edhe dhunën që kemi parë në Kapitol. Për vite të tëra, këto ndjenja të inatit sollën përçarjen e qeverisjes së Trump, duke arritur kulmin në trazirat vdekjeprurëse të javës së kaluar.

Për të qenë të qartë, SHBA-ja nuk është i vetmi vend që duhet të merret me elementë të racizmit në lëvizjet e tyre populiste – shumë vende europiane duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

Por duke pasur parasysh mënyrën strukturore që racizmi është ndërthurur në strukturën e vendit të kombinuar me vite të neglizhencës ndaj problemit, marrëdhëniet e racave kanë kontribuar shumë në gjendjen aktuale të çështjeve politike të SHBA-së.

Por ajo që ndikon është edhe natyra në zhvillim e kapitalizmit.

Kapitalizmi dhe rritja ekonomike është ajo që bëri sot SHBA-në superfuqinë më të madhe të botës në gjysmën e fundit të shekullit 20.

Fryma sipërmarrëse e kapitalizmit të stilit amerikan në veçanti gjeneroi llojet e inovacioneve dhe rritjes ekonomike që u eksportuan në të gjithë botën, të ndihmuar sigurisht edhe nga globalizimi.

Besimi i qëndrueshëm i Amerikës në kapitalizëm, dhe posaçërisht fuqia e individit, është arsyeja që brezat e emigrantëve u zhvendosën  në SHBA, për t’i dhënë ëndrrave të tyre shansin më të mirë për të korrur sukses.

Kjo është  gjithashtu arsyeja që vendi sot është shtëpia e kompanive – posaçërisht kompanive të teknologjisë – që kanë fuqizuar botën tonë moderne (të paktën në Perëndim).

Por kapitalizmi amerikan  ka lejuar prej kohësh pabarazinë, në tridhjetë vitet e fundit vendi ka  parë gjithnjë e më shumë rritjen e pabarazisë. 30 vite më parë, kur u diskutua për ata që humbën nga kapitalizmi,  zakonisht u është referuar  një grupi specifik të punëtorëve me jakë blu.

Por tani vendi po arrin në pikën ku automatizimi dhe Inteligjenca Artificiale po kërkojnë të zëvendësojnë një grup shumë më të gjerë të punëtorëve.

Siç tregon Bernie Sanders, ky fakt është po aq shqetësues për votuesit në anën e majtë të spektrit politik, aq sa edhe në të djathtën. Rezultati përfundimtar është një elektorat  i ndarë, i  ushqyer nga frika se si ata do të mbijetojnë në një të ardhme amerikane.

Media. Të njëjtat kompani të teknologjisë që fuqizojnë botën tonë moderne kanë sjellë gjithashtu një revolucion mediatik.

Krahasuar me vendet në Europë ku platformat e teknologjisë përballen me rregulla më të ashpra të qeverisë dhe duhet të marrin më shumë përgjegjësi për përmbajtjen e postuar , SHBA ka një problem të veçantë duke pasur parasysh prirjen drejt sektorit privat.

Por qeveria amerikane nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë e mënjanur për shumë gjatë duke pasur parasysh zhvillimet e fundit – bllokimin e rrjeteve sociale të Trump.

Ka faktorë të tjerë kontribues në përçarjen politike të SHBA-së, por këta tre janë më strukturorët dhe më thelbësorët. Edhe më shqetësuese është fakti se pa marrë parasysh se çfarë ndodh me përpjekjet e fundit të fajësimit, të tre këto prirje do të forcohen për një periudhë afatshkurtër.

Gjithashtu, nungojnë përpjekje më serioze në të gjithë spektrin politik për t’u marrë me këto çështje – dhe për të bërë kompromiset politike të nevojshme për t’i trajtuar në të vërtetë – këto janë probleme që do të vazhdojnë të përkeqësohen.

Joe Biden do të përballet me sfida të shumta kur të marrë detyrën. Dhe ndërsa trajtimi i pandemisë mund të jetë sfida e tij e parë që do të duhet të përballet, kjo nuk është më shqetësuese.

Vaksinat mund t’i japin fund pandemive, por Amerika nuk ka një vaksinë për përçarjet politike. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!