Trazirat në burgun e Ekuadorit: Ankth, frikë dhe pak informacion

schedule10:18 - 1 Tetor, 2021

schedule 10:18 - 1 Tetor, 2021

Më shumë se 100 të burgosur janë vrarë në një luftë bandash brenda një burgu në qytetin portual të Ekuadorit, Guayaquil. Autoritetet do u duhen ditë për të identfikuar trupat, ndërsa të afërmit e të burgosurve kenë frikë nga më e keqja. Gazetarja Blanca Moncada Pesantes foli me disa nga ata që prisnin lajme.

As në kulmin e pandemisë në mars dhe prill 2020, kur vdekja ishte në ajër në shumë lagje të Guayaquil, nuk kishte kaq shumë të afërm të mblidheshin ndonjëherë jashtë morgut të qytetit.

Kur Presidenti Guillermo Lasso njoftoi se numri i të vdekurve ishte rritur, dhjetëra familje nxituan në laboratorin mjekoligjor ku po merreshin trupat e viktimave. Ata duan të zbulojnë se ku janë të dashurit e tyre dhe nëse janë akoma gjallë.

Ende nuk kanë marrë një përgjigje dhe ankthi i tyre vetëm rritet. Një revoltë masive shpërtheu në burgun më të madh të Guayaquil, shenjë e luftës brenda bandave, që thuhet se ishte e lidhur me trafikun e drogës.

Në orët e vona të së enjtes, policia tha se kishte rimarrë kontrollin e burgut pas një operacioni të madh që përfshiu 900 oficerë dhe ushtarë të ushtrisë. Një nga ata jashtë morgut ishte edhe 66-vjeçari Gustavo Vives, djali 24-vjeçar i të cilit u vra në trazirat e burgut.

“Ai nuk është në listën e viktimave, por e di që ka vdekur, sepse pashë një fotografi të trupit të tij dhe e identifikova nga ajo,” thotë ai.

Si shumë të tjerë, ai ka marrë informacion nga pamjet dhe fotot e shpërndara në mediat sociale dhe në mesin e të afërmve të të burgosurve.

Nga mesdita e së enjtes, zona jashtë laboratorit mjeko -ligjor ishte plot me njerëz. Arkivolë të shumtë shihen teksa tërhiqen nga morgu. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!