Masat e marra në burgje kanë bërë që në Italinë e goditur rëndë nga koronavirusi të krijohen trazira të tjera.
Sipas raportimit të mediave vendase, ndalimi i takimeve me të afërmit ka bërë që disa të burgosur të ngriheshin në revoltë. Trazira ka pasur në 27 burgje të vendit.
Nga pamjet, e filmuar nga qytetarë të thjeshtë, të publikuara në rrjet mund të shihet edhe momenti kur të burgosur nga burgu Foggia kanë arritur që të dalin jashtë mureve rrethuese.
https://www.facebook.com/nicola.fiano.33/videos/2842891115830414/
Një numër i madh i tyre duken teksa vrapojnë për t’u arratisur ndërsa policët e burgut mundohen që t’i bllokojnë.
Deri më tani, si pasojë e trazirave të krijuara kanë humbur jetën 7 persona, tre prej tyre nga Modena. Në Pavia u rrëmbyen dy oficerë policie, pasit të burgosurit kishin arritur që të vidhnin çelësat. Me marrjen e çelësave ata kanë liruar një numër të madh të burgosurish të tjerë.
Disa nga të burgosurit u ngjitin edhe nëpër çati ku edhe izoluan veten ndërsa negocionin me ndihmës prokurorin nga Pavia Mario Venditti.


