Thirrjet për të grabitur një dyqan sportiv këtë pasdite në Oxford Street, rruga kryesore e Londrës, e cila u bë virale përmes Snapchat dhe TikTok, bëri që qindra njerëz të mblidheshin jashtë JD Sports.
Mesazhi u bën thirrje njerëzve të mbajnë maska dhe doreza.
Multiple arrests made on London's Oxford Street following a TikTok campaign to rob JD Sports and shoplift went viral. #JDSports #OxfordStreet part 2 pic.twitter.com/pbrJ7lVRMU
— Blac Goss (@Blacgoss) August 9, 2023
“Mos eja nëse nuk mund të vraposh”, shkruhej në mesazh.
Më pas ka ardhur ndërhyrja e policisë, e cila, e alarmuar për planet e grabitjes, ishte vënë në gatishmëri dhe ka pasur përplasje mes policisë dhe të rinjve. Shumë dyqane mbyllën dyert e tyre me klientët brenda.
Nëntë persona u arrestuan.
Police clashed with young people on Oxford Street yesterday after viral posts on TikTok and Snapchat urged them to gather to “rob JD Sports."
At least nine people were arrested by Wednesday evening amid chaotic scenes. https://t.co/amA33paXYV pic.twitter.com/RbNFzLjDbJ
— Evening Standard (@EveningStandard) August 10, 2023
Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan u kishte bërë thirrje londinezëve që të mos marrin pjesë në “absurditetet” që qarkullojnë në TikTok.
“Ne nuk mund të pranojmë llojin e anarkisë që shohim në disa qytete amerikane të vendosura në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar,” shkroi sekretarja britanike e brendshme Suella Braverman në Twitter.
“Përgjegjësit duhet të burgosen”.
/abcnews.al