Trazira në burgun italian/ I nxehti shkakton revoltë te të dënuarit, 6 të lënduar

schedule09:57 - 12 Korrik, 2024

schedule 09:57 - 12 Korrik, 2024

Kushtet e rënda për shkak të vapës dhe mbipopullimi shkaktuan revoltën e disa të dënuarve në burgun “Ernesto Mari” në Trieste.

Një grup të burgosurish u vetëizoluan për disa orë dhe në fund u përplasën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe dhunën për të vendosur situatën në kontroll.

Sipas raportimeve, gjashtë persona janë lënduar. Rreth njëqind nga 260 të burgosurit në “Ernesto Mari” morën pjesë në revoltë, një numër shumë më i lartë nga 150 që ai duhej të akomodonte.

Në mbrëmje të burgosurit bërtisnin nga dritaret se detyroheshin të flinin në dysheme.

Situata e vështirë brenda burgut është raportuar disa herë gjatë muajve të fundit. 4 persona me sëmundje u dërguan në urgjencë, një me intoksikim nga tymrat dhe dy të burgosur me probleme në zemër, të transferuar për siguri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!