Milani vazhdon tentativat për të përforcuar skuadrën dhe për momentin është drejt rënies pista e mesfushorit të Hoffenheim, Florian Grillitsch.
Kontrata e futbollistit të Austrisë përfundon verën e ardhshme dhe klubi gjerman kërkon një shifër të lartë, kur e mendon që verën e ardhshme mund ta humbasë me parametra zero.
Milani nuk ofron më shumë se 10 milion euro, madje as këtë shifër nuk e kap. Pretendimet e Hoffenheim janë që të përfitojë 12-15 milion euro.
Kicker në Gjermani shkruan se ofertën e Milanit klubi i Bundesliga e ka refuzuar. Mbetet të shihet nëse kuqezinjtë do ta rritin ofertën e tyre, apo do të shohin për ndonjë pistë tjetër. /abcnews.al