Trashi: Shans të tregoj sa vlej, Lerda u gëzua shumë për mua!

schedule13:28 - 9 Tetor, 2019

schedule 13:28 - 9 Tetor, 2019

Lorenc Trashi është pa diskutim një nga lojtarët më të mirë në Superiore dhe dëshira e tij ishte e madhe që këtë verë të transferohej jashtë vendit. Ofertat nuk i kanë munguar, por nga ana tjetër duhej kënaqur edhe Partizani. Kërkesat e klubit kryeqytetas nuk u plotësuan dhe Trashi vijon të luajë në elitën e futbollit shqiptar.

Gjithsesi ai është shpërblyer për paraqitjet e bëra me partizanin dhe ka marrë një ftesë nga trajneri Edoardo Reja për ndeshjet kualifikuese të EURO 2020 ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Dëshira e tij është të ketë minuta dhe Trashi ia ka lëshuar një mesazh në fundjavë italianit, duke shënuar në sytë e tij kundër Teutës.

KOMBËTARJA – “Është hera e tretë që grumbullohem dhe njoh ekipin aktual. Nuk mund të flas shumë për periudhën që ishte Panucci. Isha vetëm në një grumbullim me të. Rejën e njohin të gjithë, atmosfera është e mirë dhe djemtë shkojnë shumë mirë”.

KRAHU I MAJTË – “Nuk mendoj se ka pasur probleme krahu i majtë. Lojtarët kanë formën e tyre, ka edhe luhatje. Unë jap maksimumin tim dhe pastaj i takon trajnerit që të vendosë se kush do të luajë. E ndjej veten shumë mirë dhe prej paraqitjeve jam thirrur. Shpresoj të marr minuta, trajneri vendos”.

VITRINË – “Çdo lojtar i Superiores do të ketë në një kampionat më të fortë. Edhe unë. Kombëtarja më shërben për këtë pjesë. Shpresoj të kem minuta dhe të shoh veten ku jam. Më pas pse jo të provoj një klub evropian, në një kampionat më të fortë se Superiorja.

RAPORTI ME LERDËN – “Unë s’kam pasur probleme me trajnerin. Ai më ka mbështetur. Kur e mori vesh më përgëzoi dhe u gëzua shumë. Erdhi dhe më përqafoi madje. Ka folur edhe me trajnerin Reja. Besoj se gjithçka është në rregull”.

TURQIA – “Ndaj Turqisë është nj ndeshje e fortë, luajnë përballë publikut të tyre. Duhet përqendrim që të arrijmë objektivin tonë, fitoren. Vetëm ajo na jep shpresë për të parë edhe më lart. Ndaj Turqisë duhet të jemi kompakt dhe t’i sulmojmë në pikat më të dobëta. Duhet të shfrytëzojmë rastet, pasi pak të jepen në ndeshje të tilla”.

LOJTARË NGA SUPERIORJA NË KOMBËTARE – “Kampionati shqiptar nuk ka atë nivelin e kampionateve të tjera. Ritmi është problem dhe trajneri normal sheh me mëdyshje. Nëse trajner vendos që të luaj, nuk ka ndonjë problem për mua. Ndonjë emër që mund të luajë? Nuk mund të flas dot dhe t’i sugjeroj trajnerit lojtarë. Superiorja ka elementë të mirë dhe ju e shihni javë për javë. Trajneri vendos, ka stafin e vet qe i shikon. Nuk besoj se stonohet në pjesën e vëzhgimit të lojtarëve”. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!