Trashëgimtarja austriake shpërndan pasurinë, dhuron 25 milionë euro

schedule09:09 - 11 Janar, 2024

schedule 09:09 - 11 Janar, 2024

Marlene Engelhorn është trashëgimtarja e gjigantit të kimikateve BASF, fabrika e trashëguar nga familjarët e saj. 31-vjeçarja dëshiron që pasuria e saj e madhe të rishpërndahet në të gjithë shoqërinë. Ajo ka qenë për vite me radhë e angazhuar në fushatë për një sistem taksash më të drejtë në vendin ku jeton.

“25 milionë euro mund të rishpërndahen, sepse shteti nuk i rishpërndan, këto para janë mbledhur sepse nuk tatohen. Domethënë i kam sepse qeveria nuk ka përmbushur mandatin e saj për të siguruar që pasuria të shpërndahet në shoqëri në mënyrë të tillë që të mos përfundojë e pabarabartë në duart e mia vetëm sepse jam në këtë botë, në këtë familje të veçantë, me këtë mbiemër”, tha Marlene Engelhorn.

Asambleja do të përbëhet nga 50 qytetarë të zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Nën drejtimin e ekspertëve ata do të vendosin se si dhe kujt duhet t’i ndajnë paratë. Marlene është shprehur se nuk do të ndërhyjë aspak në këtë proces.

/abcnews.al