Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 51-vjeçari nga Shkodra

schedule11:45 - 24 Mars, 2021

schedule 11:45 - 24 Mars, 2021

Një 51-vjeçar E.A., nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar gjashtë persona nga vendet e treta në drejtim të kufirit të Malit të Zi.

Mësohet se destinacioni final ishin vendet e BE-së.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se është ndaluar edhe 49-vjeçari K.,P  i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Informacion- U kap duke transportuar disa shtetas nga vendet e treta, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Ndalohet dhe një shtetas i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 51 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas është kapur nga Policia, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, në vendin e quajtur “Rotondo e Koplikut”, duke transportuar në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me mjetin tip “Volksëagen”, 6 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion final vendet e BE-së.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim K. P. 49 vjeç, banues në Laç.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 25.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!