Policia e Krujës ka vënë në pranga një 44 vjeçar i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Nënkalimi”, është vënë në pranga 44 vjeçari P. L.,i cili është kapur me 38 kg lëndë narkotike marijuanë në makinë.
Njoftimi i policisë :
Goditet një tjetër tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike.
Finalizohet operacioni i koduar “Nënkalimi”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Sekuestrohen rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.
Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike.
Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
P.L., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volksëagen” dhe 2 aparate celular.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al