Transporti i së ardhmes, Japonia pritet të nxjerrë në treg makinat fluturuese

schedule22:31 - 18 Gusht, 2020

schedule 22:31 - 18 Gusht, 2020

Qeveria japoneze po investon fonde të mëdha për të bërë të mundur komercializimin e makinave fluturuese deri në vitin 2023. Siç shkruajnë mediat vendase, qeveria ka për qëllim përdorimin e hapësirës ajrore për transportimin e njerëzve nëpër qytete, për të shmangur trafikun por gjithashtu sigurimin e një forme të re transporti për zonat malore.

SkyDrive ka krijuar një model të makinës fluturuese, e cila është 1.5 metra e lartë dhe 4 metra e gjerë. SkyDrive pretendon se SD-XX do të arrijë një shpejtësi maksimale deri në 100 km/orë. Sipas saj, përmasat e vogla të makinës bëjnë të mundur që ajo të ulet në vende të përshtatshme në krahasim me helikopterët, shkruan abcnews.al.

Edhe pse ka më shumë se 100 projekte të makinave fluturuese në nivel global, përfshirë firma të mëdha si Boeing Co., Airbus SE dhe Uber Technologies Inc, automjeti me dy vende i projektuar nga SkyDrive është unik, pasi është makina më e vogël fluturuese në botë. Kompania ka për qëllim ta komercializojë këtë shërbim ajror deri në 2023, dhe të hedhë në treg makinat fluturuese për publikun e gjerë deri në 2028. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!