Transport i gjelbër në Tiranë/ Gjermania dhe BE do të financojnë përdorimin e autobusëve me bateri

schedule15:32 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 15:32 - 28 Dhjetor, 2023

Mbi 110 milion euro do të përdoren për  transportin e gjelbër në Tiranë.Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha e KFW në Shqipëri, nënshkruan Marrëveshjet e Financimit për Projektin e Transportit të Gjelbër.

50 milionë Euro  janë dhënë hua, nga Qeveria Gjermane si dhe një grant prej 31.2 milionë Eurosh është  akorduar nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Kostoja totale e parashikuar e projektit është 110.37 milionë euro ndërsa Bashkia e Tiranës do të bashkëfinancojë  në vlerën 29.17 milionë Euro.

Projekti parashikon zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë me autobus  duke përdorur autobusë me bateri-elektrike në tre linja transporti në Tiranë (Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio).

Qëllimi i projektit është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në transportin publik si dhe reduktimi i emetimeve të CO2./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!