20 vjet pas një aksidenti që i kushtoi amputimin e të dy grave, një islandez është i pari njeri në botë që i nënshtrohet një transplanti të dyfishtë të shpatullave dhe krahëve.
I operuar në Lion të Francës, në fillim të këtij muaji, pacienti po e rimerr veten shumë shpejt.
Lajmi u konfirmua nga ekipi i mjekëve që po e ndjekin, në një konferencë për shtyp. Ai nuk pati asnjë komplikacion, dhe pse ende nuk ka asnjë siguri për faktin se kur do të ketë mundësi të lëvizë krahët e tij të rinj.
Por një nga kirurgët që drejtoi operacionin u shpreh se ishte një arritje e madhe dhe fakti se i ishte dhënë një njeriu, diçka të rëndësishme që i mungonte prej kohësh. Për të reduktuar në maksimum kohën e tranzicionit mes dhuruesit dhe marrësit, u përfshinë katër ekipe kirurgësh./abcnews.al