Transplanti i flokëve, çfarë duhet të dimë: Tani më shpejt dhe sigurt në Shqipëri

schedule09:58 - 17 Shtator, 2020

schedule 09:58 - 17 Shtator, 2020

Pyetjet më të shpeshta rreth rënies dhe transplantit të flokëve , përgjigjur nga Dr Onur Gurcan Ergen, trikolog, drejtues i departamentit të Transplantit të Flokëve në Klinikën Anassa.

Cfare konsiderohet rënie e flokëve?

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologëve, është normale të humbasësh diku nga 50 deri në 100 fije floku në ditë. Për njerëzit me fije më të gjata të flokëve, humbja e tyre mund të jetë më e dukshme. Meqenëse ka 100,000 flokë – ose më shumë – në kokën e secilit person, humbja e rreth 100 fijeve të flokëve në ditë nuk bën ndonjë ndryshim të madh në pamjen e jashtme.

Femrat kanë tendencë të humbasin më shumë fije flokësh në ditë sesa meshkujt. Nuk ka asnjë mënyrë për të matur ndryshimin në mënyrë objektive, sepse stilimi ditor me nxehtësi dhe ngjyrosja e shpeshtë e flokëve luan një rol të madh . Përafërsisht 40 përqind e grave humbin flokë shtesë çdo ditë për shkak të mënyrës se si i modelojnë ato. Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa se burrat të përjetojnë periudha të rënies së flokëve për shkak të ngjarjeve të jetës si shtatzënia apo menopauza.

Flokët kalojnë nëpër një cikël jetësor që përfshin fazen e rritjes, të qetësisë dhe të rënies. Eshtë e zakonshme që njerëzit të humbin rreth 100 qime në ditë.Nëse përjetoni më shumë renie të papritur, humbje floku totale ne disa zona në madhësi monedhe ose rrallim të përgjithshëm, duhet të konsultoheni me  mjekun trikolog.

Cilat janë shkaqet më të shpeshta të rënies së flokëve?

Disa lloj reniesh janë të përkohshme dhe mund t’i përgjigjen mirë ndryshimeve në dietë, trajtimeve të caktuara ose ndryshimeve të stilit të jetës.

Disa mund të jenë më te përhershme ose të mos ndalen derisa të trajtohet shkaku.

Deri në moshën 40 vjeç, rreth gjysma e të gjithë burrave do të përjetojnë humbje të flokëve për shkak të kushteve të trashëgueshme si alopecia androgjenetike (rënie e modelit mashkullor). Po kështu, më shumë se gjysma e grave do të përjetojnë rënie gjenetike të flokëve (renie e modelit femëror) para moshës 70 vjeç.

Shkaqe të tjera të rënies së flokëve përfshijnë gjendje mjekësore, si alopecia areata, infeksione të lëkurës së kokës, ose trichotillomania (çrregullim i tërheqjes së flokëve); ndryshime hormonale nga shtatzënia, lindja, menopauza ose semundjet e tiroides; perdorimi i ilaçeve ose suplementeve, të tilla si ato që përdoren për kurimin e  kancerit , tensionit të lartë të gjakut, depresionit ose artritit; stresi, qoftë fizik apo emocional ; praktikat e stilimit, si kapja ne forme bishti shume te shtrenguar etj.

Cfarë është transplanti i flokëve ?

Transplanti i flokëve është metoda kirurgjikale në të cilën specialistët zgjedhin folikulat e flokëve rezistente ndaj humbjes nga pjesa më e dendur e lëkurës së kokës që quhet zona dhuruese ( zona e pasme e kokes)  dhe i nxjerrin ato për tu transplantuar në pjesët e rralla ose bosh, në përputhje me kërkesat e pacientit.

Shumë përparime janë bërë në fushën e transplantimit pasi me fillimin nga teknika FUE,  arritëm në procedurën më të përparuar mikro FUE që jo vetëm siguron rritjen e natyrshme të flokëve por edhe kryerjen e procesit pa ndonjë efekt anësor. Ne jemi të specializuar për trajtimin e humbjes së flokëve si të meshkujve dhe të femrave. Kirurgët tanë me përvojë u kanë dhënë pacientëve rezultate më të mira dhe me të sigurta duke formuluar modelin e trajtimit të personalizuar për secilin individ.

Pse transplanti keshillohet të kryhet në qëndra të specializuara brënda spitalore ?

Gjithmonë është më mirë të bëhet procedura kirurgjikale në qendrat spitalore sepse një anestezist është gjithmonë i pranishëm ne rast nevoje. Ata janë gjithashtu të pranishëm për të dhene kujdesin e duhur në një rast fatkeq të një reaksioni anafilaktik. Instrumentet gjithashtu sterilizohen nga të njëjtat metoda tepër të sofistikuara të përdorura dhe për veglat e  operacioneve me komplekse.

Me pak fjalë është siguri më e lartë për pacientin.

-Sa seanca transplanti u duhen pacientëve ?

Varet nga rasti, por më së shumti një seancë,  e cila mund të jetë dhe e vetmja e nevojshme !

Ne jemi në gjendje të implantojmë 4000 deri 5000 rrënjë apo folikuj në një seancë, me një mundësi për të realizuar megasesione reale brenda një dite, me densitet maksimal, pa e ndarë transplantin në seanca të shumëfishta (me shpenzime relative) me një kosto të përballueshme për të gjithë .

-Sa kohë duhet të kthehet jeta normale për pacientët pas operacionit ?

Transplanti i flokëve Micro-Fue është procedurë minimale invazive që ju lejon të shkoni në shtëpinë tuaj në këmbë pas operacionit. 3 ditët e para duhet të keni kujdes për të mos e prekur kokën. Pas 3 ditësh duhet të filloni të lani kokën butësisht. Pacientët ndërkombëtarë mund të kthehen në shtëpitë e tyre ditën e nesërme të operacionit. Eshtë e mundur dhe të udhetohet me avion.

-Cilat janë temat më të rëndësishme për pacientët para se të vendosin se ku ta kryejnë transplantin e flokëve ?

  • Planifikimi i një programi të personalizuar

Planifikimi i një programi të personalizuar për llojin e rënies së flokëve,  i cili plotëson dëshirat dhe buxhetet tuaja dhe përshtatet me seksin, moshën dhe llojin e alopecisë. Ne do t’ju këshillojmë trajtimin më të mirë mjekësor dhe / ose kirurgjik me përcaktimin e zonës për tu mbushur , dendësinë e duhur dhe numrin e folikujve të nevojshëm.

  • Shpërndarja e folikujve

Shpërndarja e flokëve është unike për secilin individ, dhe varet nga ngjyra, qëndrueshmëria, dendësia, seksi, mosha, shtrirja dhe lloji i alopecisë. Ne zgjedhim dhe pozicionojmë folikujt ashtu si duhet për të arritur flokë të dendur dhe natyralë, me mbjelljen e  deri në 4000-5000 folikujve  me një çmim të volitshëm.

  • Përdorimi i saktë i zonës së dhuruese

Gjenerata e tretë e teknikes MICRO-FUE me punch 0,7 mm.  ,  me ndriçim të udhëhequr, shmang dëmtimin e njësive folikulare. Ndryshe nga teknika STRIP-FUT, MICRO FUE nuk manipulon folikujt nën dritën e nxehtë dhe të fortë të mikroskopit dhe mbijetesa e tyre është e garantuar, përveç kësaj nuk ka cikatrice të gjatë prej 25-30 cm, shpesh e dhimbshme ose me humbje te ndjeshmerise në zonat perreth.

  • Informacione para operacionit

Eshtë e mundur të takoni pacientët tanë dhe të keni qasje në bazën e të dhënave tona për të vlerësuar cilësinë e rezultateve dhe vijën e flokëve.

Mund te shikoni se si duket zona dhururese e cila me tekniken MICRO-FUE 0,7 mm shërohet brenda disa ditësh dhe tkurret 100% dhe ndryshe nga teknika FUE e zakonshme , nuk le shenja por per me teper le nje  dendësi pothuajse të pandryshuar në zonen dhuruese.

  • Detajet e ndërhyrjes

Kokteji i barnave të formuluara posaçërisht me dozë të ulët për anestezi lokale injektohet me age shumë të holla, pacientët janë plotësisht të relaksuar dhe protokolli është praktikisht pa dhimbje.

  • Përfitimet e ndërhyrjes dhe efektet anësore

Procedura eshte e sigurt, koha e shërimit eshte e shpejte me gjakrrjedhje dhe minimale dhe mini-invazive. Flokët do të fillojnë të rriten shpejt pas procedurës dhe do të vazhdojnë natyrshëm gjatë gjithë jetës.

  • Stafi dhe vendndodhja

Stafi është shumë i kualifikuar dhe i motivuar për të dhënë rezultatet më të mira, me nje numer shume te konsiderueshem rastet te kryera suksesshem.

Vendndodha i tejkalon standardet e kërkuara për sigurinë, sterilizimin, pajisjet, etj.

Po themi përsëri që ky operacion duhet të bëhet në kushte brenda spitalore dhe nën kontrollin e mjekëve ekspertë.

Sistemi i kujdesit total është i nevojshëm në këtë procedurë.Të gjithë protokollet kontrollohen vazhdimisht për garantimin e cilësisë se shërbimit.

Për më tepër infromacion mbi transplantin e flokëve kontaktoni në numrin e telefonit 0697006161, ku dhe mund të rezervoni orarin e konsultës tuaj me Dr Onurin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!