Transparenca, etiketë për bukën/ Subjektet, detyrim për të treguar peshën dhe çmimin

schedule15:24 - 1 Nëntor, 2023

schedule 15:24 - 1 Nëntor, 2023

Brenda dy javësh furra dhe dyqane në të gjithë vendin duhet të pajisen me etiketa me çmimin dhe peshën për çdo lloj buke që tregtojnë, në të kundërt do të gjobiten nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyerjes së Tregut.

“Kjo ka qenë tabela e dikurshme. Tani jemi në tabelën që thuhet gramatura dhe çmimi. Na e kërkon ligji që të tregojë sa kushton një kg bukë. Kjo listë duhet të vihet në një pozicion të dukshëm.  Nëse nuk ka këtë sqarim për konsumatorin automatikisht është në shkelje të ligjit.”

“Sa është gjoba?
Gjoba është 200 mijë lekë ose 2 mln lekë të vjetra.”

Qytetarët në Tiranë mirëpresin nismën, ndërkohë ngrenë shqetësimin për peshën e bukës.

Që  çdokush që ka dyshime të verifikojë peshën  furrat janë të detyruara të  kenë mbi banak një peshore.

“Çdo konsumator ka të drejtën e tij ta marrë bukën që sheh aty 500 gr, ta peshojë. Dëgjojmë pretendime të ndryshme të qytetarëve që një bukë duhet të jetë patjetër një kg. Nuk është kjo, nuk e  ka asnjë ligj, nuk e ka detyrim asnjë nga prodhuesit që të jetë një kg, është e vetëdeklaruar.”

Prodhues në kryeqytet ankohen për shtim të kostove.   Paralajmërojnë rritje të çmimit të bukës dhe ndajnë mendime të ndryshme për zgjidhjen.

“Është kosto e shtuar ndaj klientit. Është kosto se kjo nuk është një punë që bëhet njëherë por është kosto që i shtohet klientit. Buka duhet të shitet vetëm me peshë.”
“Buka me peshë nuk tregtohet se duke qenë prodhim artizanal asnjeherë se konceptojmë dot 500 gr, ka proces në pjekjen e brumit, ku hiqet dhe lagështira .. nuk del asnjëherë 500 gr, do dalë 530 gr 540 gr në treg kjo nuk është praktike për shitje, as për konsumatorin, e as për prodhuesin “

Pas 15 nëntorit Inspektoriati Shtetëror  Mbikqyerjes se Tregut do të nisë kontrollet dhe ata që nuk  zbatojnë  ligjin do të penalizohen me gjoba që shkojnë deri në 200 mijë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!