Transkripti ku përfshihet sharja e kryeministres së Zelandës së Re, shitet për 100,000 dollarë

schedule13:35 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 13:35 - 22 Dhjetor, 2022

Një kopje e nënshkruar e një transkripti të kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern që fyente një lider të opozitës është shitur për më shumë se 100,000 dollarë. Komenti fyes u kap nga mikrofonët pas një debati të nxehtë me liderin e partisë ACT, David Seymour.

Kryeministrja falënderoi të gjithë ata që u ofruan pas përfundimit të ankandit të bamirësisë të enjten.

Gjatë një debati parlamentar javën e kaluar, Ardern u shpreh kur Seymour, lideri i partisë libertariane të krahut të djathtë ACT, i kërkoi asaj të jepte një shembull se ajo “bëri një gabim, kërkoi falje për të si duhet dhe e rregulloi atë”.

Ardern përpara se të ulej e quajti “arrogant” dhe ky moment u rregjistrua nga mikrofoni i saj dhe u ruajt në procesverbalin zyrtar parlamentar, Hansard, pasi Seymour kërkoi falje.

Por dyshja, normalisht në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin politikisht, vendosën ta kthenin lidhjen në diçka pozitive. Të dy nënshkruan një kopje të një transkripti të procesverbalit zyrtar parlamentar, i cili përfshinte komentin përpara se të kornizohej dhe të dilte në ankand në internet.

Njeriu që fitoi ankandin e bamirësisë tha për mediat lokale se do të duhej të merrte një hua për të ndihmuar në pagesën e ofertës fituese prej 100,100 dollarësh.

Julian Shorten tha se ishte i kënaqur me blerjen e tij dhe tha: “Ky është një moment në historinë politike të Zelandës së Re”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!