Transgjinorja Luana Myrto, 22 vjeç është personazhi i parë që starton Doktor Plastik VIP. Ajo do të bëjë zmadhimin e gjoksit me protezat mentor.
Në trailerin e shfaqur Luana thotë që është ndjerë gjithmonë femër dhe kjo ndërhyrje do ta ndihmojë të ndihet më mirë me veten e saj.
Personazhe të tjerë që priten në javët në vijim janë Rozana Radi, Ema Andrea, Rezarta Delisula, dJ Miss Rose, etj. Ky reality show do te transmetohet çdo të dielë në orën 20.00 në Abc News.